Donjeta kërkon medalje në evropian

Boksi

Donjeta kërkon medalje në evropian

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 18:26
Donjeta Sadiku

Boskierja e talentuar, nënkampionia e botës për juniore, Donjeta Sadiku, është në formë të mirë për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në Ordu të Turqisë. “Kampionati fillon me 18 shtator dhe përfundon me 27 shtator, ndërsa Kosova përfaqësohet me Donjetën në kategorinë 57 kg. Ajo pas përgatitjeve me në kamp në Sofje, ndihet në formë të mire dhe beson dhe shpreson që të kthehet me medalje”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat