Dubois i fuqishëm, mbron titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë

Boksi

Dubois i fuqishëm, mbron titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 00:13
Pamje nga meçi Daniel Dubois - Fabio Wardley

Boksieri britanik Daniel Dubois mbrojti titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë, kategoria WBO, pas fitores me nokaut teknik në raundin e dytë ndaj bashkëkombësit të tij Fabio Wardley. 

Një dominim absolut i Dubois në revanshin mes tyre, 5 muaj pas triumfit në sfidën e parë.

Në duelin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, në ring shkëlqeu vetëm Dubois (24 fitore, 3 humbje në karrierë)), që e hodhi rivalin në tapet që në sekondat e para të raundit të parë.

Ai vijoi me këtë ritëm deri në sekondat e fundit, kur gongu shpëtoi Wardley.

Por muzika vijoi edhe në raundin e dytë dhe në sekondat e fundit, stafi i Wardley (20 fitore, 2 humbje e 1 barazim), hodhi peshqirin në tapet, që simbolizon dorëzim. 

Gjyqtari ndal sfidën dhe Dubois nis festën, tërësisht e merituar, në një duel ku ishte absolut në ring.

Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, ringu tregoi se Dubois ishte dominues dhe e meritoi plotësisht fitoren. Wardley shpresonte në një fitore në revansh, por pa sukses, duke u detyruar të pranonte humbjen, në një përballje ku nuk tregoi asgjë nga aftësitë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat