Varroset ish - boksieri i njohur nga Kosova

Boksi

Varroset ish - boksieri i njohur nga Kosova

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:13
Pamje nga varrimi

Ish-boksieri Besar Nimani është varrosur të enjten, pasi u vra të shtunën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë.

“Qindra shqiptarë të pranishëm në varrimin e boksierit Besar Nimani, i vrarë javën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë”, shkroi gazetari Arlind Sadiku.

Ai është varrosur në varrezat e myslimanëve në “Sennefriedhof”.

Përndryshe, policia gjermane ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e autorëve.

Bëhet fjalë për dy 33-vjeçarë, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat