Detaje të reja për ekzekutimin e boksierit Besar Nimani: Kjo është dosja penale e tij

Boksi

Detaje të reja për ekzekutimin e boksierit Besar Nimani: Kjo është dosja penale e tij

Më: 11 mars 2024 Në ora: 17:24
Besar Nimani

E kishin qëlluar tashmë një herë, por ish-boksieri profesionist Besar Nimani kishte shpëtuar. Kjo kishte ndodhur në vitin 2013.

Por në mbrëmjen e së shtunës së 9 marsit, shqiptari i Kosovës la BMW X5-shin e tij në qendër të qytetit të Bielefeldit. Një skuadër vrasëse me dy persona u vërsul drejt tij dhe filloi të qëllonte. Ish-kampioni i Evropës i IBF-së vdiq nga një breshëri plumbash.

Më pas sulmuesit u larguan në këmbë.

Sipas informacioneve të mediumit gjerman FOCUS online nga qarqet e sigurisë, ai ka pasur një mosmarrëveshje me disa persona. Ende është e paqartë se për çfarë sherri bëhej fjalë.

Që nga ajo kohë, njësitë policore janë vënë në kërkim të autorëve. Në të njëjtën kohë, hetuesit po kërkojnë zbardhjen e motivit të sulmit. A kishte viktima mosmarrëveshje me gangsterë? Siç mësoi FOCUS online nga qarqet e sigurisë, nuk supozohet se ky konflikt ka të bëjë me qarqe mafioze apo klane kriminale. Përkundrazi, shumë indikacione tregojnë për një motiv personal.

Dosja penale e Nimanit

CV-ja e Nimanit nuk përfshin vetëm dhjetëra tituj boksi, por edhe një dosje të trashë penale. Prandaj, babai i tre fëmijëve shpesh përfshihej në konflikte me ligjin dhe lëvizte në qarqet e botës së krimit. Ai ishte gjithashtu i prirur për shpërthime të dhunshme.

Në vitin 2012, gjykata e qarkut në Bielefeld e dënoi kosovarin me 1350 euro gjobë për goditjen e një njeriu në kokë.

Një vit më pas, një situatë në një lokal të dynerave. Më 4 gusht 2013, Nimani dhe njerëzit e tij u përplasën me një sigurim turk dhe klikën e tij. Më parë kishte pasur një mosmarrëveshje mes dy palëve.

Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, ai e goditi në kokë me një gotë birre rivalin e tij turk.

Gjenden armët: Është ndjerë i kërcënuar Nimani?

Sigurimi turk ka nxjerrë menjëherë një pistoletë, e ka qëlluar sulmuesin e tij dhe më pas ka gjuajtur dy predha në gjurin dhe kofshën e Nimanit.

Gjatë gjykimit kundër gjuajtësit, Nimani e kundërshtoi ashpër procesin sepse i pandehuri ishte gati të lirohej nga akuza për vrasje. Në shkurt 2016, një forcë policore e armatosur rëndë mbërriti para shtëpisë sëboksierit. Gruaja e re e Nimanit kishte telefonuar 911 sepse burri e kishte rrahur. I dyshuari ishte arrestuar pa rezistencë.

Sipas portalit Westfalen-Blatt, boksierit iu gjetën gjysmë duzine armë zjarri në bagazhin e tij gjatë një kontrolli policor në Bavari vitin e kaluar.

Në atë kohë, burri rreth të tridhjetave u mbrojt para hetuesve duke thënë se i duheshin armët për të mbrojtur familjen e tij. A është ndjerë i kërcënuar Nimani? Apo thjesht po përpiqej të arsyetohej, shkruan Focus Online. Prokurori publik nuk ka dashur t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me këtë çështje. Ky proces gjyqësor pushoi me vdekjen e Nimanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat