Galë e madhe në Volketswill, Ramadan Hiseni premton fitore 

Boksi

Galë e madhe në Volketswill, Ramadan Hiseni premton fitore 

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:29
Ramadan Hiseni në mes

Më 24 shkurt në Volketswil të Zvicrës do të zhvillohet një event i madh i boksit profesionist kurse promotor i eventit është boksieri tani më i njohur shqiptar Ramadan Hiseni i cili edhe do të zhvilloj ndeshjen kryesore të mbrëmjes ndaj një boksier me shumë përvojë që vjen nga Venezuela e largët, Michel Marcano (32.10.0).

Përveç kësaj ndeshje të fuqishme, duele të mirë presim edhe nga dy përballjet tjera profesionale Denis Dauti kunder polakut Denis Madry (9.8.0) si dhe përballja Ricco Giger vs Zdenko Bule nga Kroacia. Cekim se matchmaker i të gjitha ndeshjeve është tani më manaxheri i njohur shqiptar Avdyl Salihu.

Ndryshe, Hiseni përgatitjet për këtë përballje të madhe i ka zhvilluar në Munich ku edhe ka shfrytëzuar shumë sparing partner, ndërkohë që të njëjtat i ka vazhduar edhe në Zvicër.

Ai thotë se ndihet shumë mirë për këtë ndeshje dhe se me pak përkrahje nga publiku do të vjen edhe tek fitorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat