McGregor - Chandler është në pritje

Boksi

McGregor - Chandler është në pritje

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:26
McGregor - Chandler

Mund të kalojnë të paktën edhe gjashtë muaj të tjerë derisa fansat e arteve marciale mikse të shohin Conor McGregor kundër Michael Chandler në kafaz. Ai që e konfirmoi këtë gjë është presidenti i UFC, Dana White.

“Ndeshja e shumëpritur është synuar për më shumë se një vit dhe nuk ka një datë përfundimtare të caktuar”, zbuloi White gjatë një dalje televizive përpara “Super Bowl” në Las Vegas.

White gjithashtu kundërshtoi thashethemet për datën e ndeshjes që dolën nga njoftimi i McGregor se do të zhvillohet më 29 qershor në Las Vegas. “Përfundimisht, shpresojmë të zhvillohet këtë vit. Nuk ka datë. Unë shpresoj për vjeshtën. Mendoj se ne mundemi ta bëjmë atë sfidë në vjeshtë”, tha Dana White.

McGregor dhe Chandler kanë rënë dakord për të dueluar mes tyre prej një viti.

Dy luftëtarët e MMA-së  drejtuan “The Ultimate Fighter 31” përballë njëri-tjetrit, me indikacione nga sportistët me shpresën se kjo përballje mund të zhvillohej po vitin e kaluar.

Sidoqoftë, vonesat vazhduan, pasi McGregor hyri në grupin e testimit të USADA në fund të 2023-shit.

White ka pohuar se McGregor do të duhet të marrë pjesë në gjashtë muaj testime antidoping përpara kthimit të tij. Kjo periudhë gjashtëmujore do të përfundonte në prill.

Chandler nuk ka konkurruar që nga nëntori i vitit 2022, ndërsa pret “luftën e parave” të McGregor. Ndërsa irlandezi nuk duelon që nga vera e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat