Usyk në formë të shkëlqyer para duelit me Furyn

Boksi

Usyk në formë të shkëlqyer para duelit me Furyn

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:45
Oleksandr Usyk - djathtas

Pas më shumë se një muaji, më 17 shkurt, në Arabinë Saudite do të zhvillohet dueli i madh i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë.

Përballë njëri-tjetrit do të jenë boksieri ukrainas Oleksandr Usyk (21 fitore, 0 humbje) dhe ai britanik Tyson Fury (34 fitore, 1 barazim, 0 humbje).

Pra, të dy të pamposhtur dhe mbajtën të 4 titujve kampionë bote në peshën e rëndë.

Për pasojë, kjo sfidë pritet më shumë interes, duke u konsideruar si përballja e shekullit mes dy boksierëve.

Së fundi, Oleksandr Usyk tregoi një klip të tij, duke punuar në palestrën e forcës për këtë sfidë ndaj Fury.

Ukrainasi tregoi veten teksa po hidhte shtangat në ajër, duke i kapur për të punuar në fuqinë e tij.

Është një mënyrë stërvitore e rrezikshme, pasi ekziston mundësia e dëmtimit duke hedhur shtangat në ajër dhe për t’i kapur ato, por funksionoi për të. Ukrainasi dukej në formë të mirë fizike dhe gati për sfidën që zhvillohet në Riad të Arabisë.

Ende asnjë pamje nga stërvitja e Tyson Fury, që si zakonisht hesht për një kohë të gjatë para dueleve të tij, ashtu sikurse pat bërë kur duelonte me Wilder.

Gjithsesi, britaniku gjithnjë ka befasuar dhe e ka provokuar rivalin më herët, gjatë konferencës për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat