McGregor zbulon datën, vendin dhe rivalin e tij

Boksi

McGregor zbulon datën, vendin dhe rivalin e tij

Më: 4 janar 2024 Në ora: 13:36
Conor McGregor

Conor McGregor e ka nisur vitin 2024 me një lajm të madh.

Ai ka zyrtarizuar datën, vendin dhe rivalin e tij të radhës në kafaz përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pas muajsh pasigurie dhe spekulimesh, McGregor pohoi se do të duelojë ndaj Michael Chandler. Kjo përballje do të zhvillohet më 29 qershor 2024 në Las Vegas, në eventin e UFC-së, “Java e Luftimit Ndërkombëtar”.

“Zonja dhe zotërinj, gëzuar Vitin e Ri për të gjithë ju”, tha një McGregor i qetë, duke rrotulluar verën e kuqe në një gotë. Ai nuk duelon prej më shumë se dy vitesh.

“Do të doja të njoftoja datën e kthimit për “The Notorious” Conor McGregor. Rikthimi më i madh i të gjitha kohërave do të zhvillohet në Las Vegas për Javën Ndërkombëtare të Luftimit, më 29 qershor”, tha irlandezi.

“Afrohuni pak më afër”, tha ai më pas para kamerës. “Kundërshtari është Michael Chandler. Dhe pesha, zoti Chandler? 185 paund (pesha e mesme, 77-84kg)”, tha Conor McGregor duke qeshur.

McGregor, ish-kampion i dyfishtë i botës në pesha më të vogla, nuk ka zhvilluar kurrë një ndeshje të peshave të mesme brenda kafazit. Ndaj për të gjithë do të jetë një surprizë të shohin irlandezin në këtë peshë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat