Zbulon bisedën e fundit me irlandezin

Boksi

Zbulon bisedën e fundit me irlandezin

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 14:02
Dana White e Conor McGregor

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka folur për mediat në lidhje me vonesën e rikthimit të Conor McGregor në kafaz. Irlandezi luftoi për herë të fundit në korrik 2021, duke pësuar një thyerje të këmbës në humbjen e dytë radhazi ndaj Dustin Poirier.

Conor u njoftua në shkurt se ai do të kthehej kundër Michael Chandler këtë vit, por sfida ende nuk është zhvilluar. Për më tepër, McGregor sugjeroi javën e kaluar që UFC po diskuton kundërshtarë të tjerë të mundshëm për të.

“The Notorius” shprehu zhgënjimin për vonesat në rikthimin e tij në kafaz. Duke sqaruar situatën, Dana White tha: “Kam biseduar me Conor. Unë jam në Abu Dhabi tani, Conor në Dubai. Ne folëm sonte. Ai dhe unë do të konfirmojmë diçka së shpejti“.

Shumë fansa besojnë se rikthimi i McGregor do të ndodhë në eventin jubilar UFC 300, në prill, por White sqaroi se dueli kryesor për atë event nuk është ende vendosur. “Kam shpallur disa luftime për UFC 300”, tha White.

“Do të kemi më shumë lajme këtë javë.

Do të ketë më shumë luftime për UFC-300 të shpallura edhe javën tjetërpor ende mungon sfida kryesore e atij eventi. Jam ende në pritje të ngjarjes kryesore”, u shpreh numri 1 i arteve marciale mikse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat