McGregor paralajmëron UFC

Boksi

McGregor paralajmëron UFC

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:58
McGregor

Conor McGregor është ylli më i madh në artet marciale të përziera deri më tani, dhe rikthimi i tij në kafaz do të jetë një nga historitë më të mëdha në të gjitha sportet vitin tjetër. Por pse po zvarritet ky rikthim?

Kjo është diçka që vetë “The Notorius” (nofka e irlandezit) do të donte të dinte. McGregor ishte në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar për të parë disa duele boksi në “Ditën e Llogarisë” dhe më pas u rikthye në vendlindje.

Duke folur për mediat, ai u mundua të hedhë sadopak dritë në lidhje me këtë vonesë të rikthimit në kafaz. “Të gjithë po flasin e thonë çfarë të duan, vetëm UFC nuk po thotë asgjë,” tha McGregor i zemëruar.

“Më jepni diçka, një duel, një informacion! E dini se çfarë po ju them? Duhej të kthehesha në dhjetor, duhej të kthehesha në prill por ende asgjë”, tha irlandezi.

McGregor kishte kërkuar një rikthim në dhjetor 2023, por UFC nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga një periudhë gjashtëmujore testimi në USADA për yllin e sportit irlandez. Gjashtë muajt kanë përfunduar deri në prill, duke e bërë McGregor të disponueshëm për të luftuar në eventin jubilar UFC-300.

Gjithsesi, ka zëra se UFC kërkon ta rikthejë irlandezin në korrik, ndaj McGregor ka të drejtë të mërzitet. “Ata kurrë nuk kanë trajtuar askënd kështu si unë. Për të gjitha fitimet që u kam sjellë në këtë lojë…

Unë shes më shumë se të gjithë luftëtarët së bashku. Askush në historinë e arteve marciale nuk është trajtuar ndonjëherë ashtu siç po trajtohem unë në këtë moment”, tha McGregor.

“Nëpërmjet asaj që arrita në atë që sjell, ata duhet të më hapin portat e vërshimit brenda në kafaz, por jo. Unë jam duke pritur. Unë jam duke pritur dhe jam duke pritur. Durimi im po lodhet mbi mua duke pritur”, paralajmëroi Conor McGregor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat