Anthony Joshua një përbindësh, Wallin dorëzohet

Boksi

Anthony Joshua një përbindësh, Wallin dorëzohet

Nga: K. Goca Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 23:26
Pamje nga meçi Joshua - Wallin

(E plotësuar) -  Anthony Joshua një përbindësh, Wallin dorëzohet dhe nuk e vazhdoi rundin e 6-të.

Kjo fitore është një nga më të rëndësishmet në karrierën e Joshuas!

Britaniku i dha disa goditje të fuqishme në rundin e pestë dhe suedezi u vu në një situatë të vështirë, kësisoj nuk e vazhdoi rundin e gjashtë. 

Të dy boksierët hynë në luftë me kujdes, por Joshua menjëherë tregoi se ishte një luftëtar më i mirë. 

Wallin u përpoq për të gjetur formën dhe doli i shkurtër gjatë gjithë kohës. 

Britaniku ishte i përqendruar dhe i disiplinuar dhe gjeti mënyrën më të mirë për të goditur në kokë dhe trup suedezin. 

Në raundin e pestë, Joshua fitoi besim, e goditi dhe e detyroi Wallin të futet në qoshe.

I dha një tronditje të fortë dhe është një mrekulli që ai e përfundoi raundin e pestë.

Ishte edhe fundi i luftës pasi këndi i Wallin vendosi që lufta të mbaronte.

Atmosferë ishte drithëruese në Riad të Arabisë Saudite dhe u kënaqën me boks..

Rundi i katërt, Joshua po bokson me qetësi dhe e kërkon nokautin.

Rundi i tretë, suedezi po ruhet nga ndonjë godije shkatërruese e Joshuas.  

Edhe rundi mjaft i mirë. Suedezi në sprovë.

Rundi i parë mes Anthony Joshua e Otto Wallin, u përshkrua me kujdes nga të dy palët. 

Fillon meçi.

Dalin në ring.

Disa minuta më herët, boksieri Joseph Parker ka shënuar fitore pas 12 rundeve, ndaj Joseph Parker.

Meç që ka zgjatur deri në fund, 12 runde dhe në shumica rundeve ishin interesant.

Boks interesant është zhvilluar mes Deontay Wilder e Joseph Parker. Të dy boksierët luftuan fuqishëm në ring në një atmosferë madhështore në Arabinë Saudite.

Rundi i tetë ka qenë i jashtëzakonshëm, të dy boksierët shpërndanë goditje të forta.   

Parker ka sulmuar fuqishëm në sekondat e fundit të rundit të tetë, duke i dhënë disa goditje rivalit.

Joseph Parker ishte më i mirë dhe me vendimin e gjyqtarëve u shpall fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat