Usyk paralajmëron Furyn

Boksi

Usyk paralajmëron Furyn

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:35
Fury e Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka qëndruar i qetë në daljet e fundit në publik.

Madje kështu bëri edhe disa ditë më parë, kur u takua “ballë për ballë” me Tyson Fury. Në konferencën për shtyp ata prezantuan sfidën që do të zhvillojnë së bashku më 17 shkurt, ku do të unifikojnë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Dueli i shumëpritur mes dy boksierëve të pamposhtur do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Tyson Fury e quajti kundërshtarin e tij ukrainas një “burrë të vogël, të shëmtuar, sallam”, duke dëshmuar se lojërat e mendjes tashmë kanë filluar.

Usyk është kundërpërgjigjur dhe duke folur për “Sky Sports” u shpreh: “Tashmë jam në kokën e ti, po këndoj dhe kërcej atje, në kokën e tij. nuk dua të flas shumë sot, do të flas në ring, më 17 shkaurt. Më në fund, dueli që kam pritur me aq shumë dëshirë është aty”.

Të dy duhej të përballeshin më 23 dhjetor, por sfida u shty me dy muaj, pasi Fury kërkoi më shumë kohë për t’u përgatitur, pas duelit që zhvilloi më 28 tetor ndaj Francis Ngannou.

Të dy boksierët kanë nisur përgatitjet për këtë duel të madh, që pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat