Bajoku siguron medalje në Evropian, kalon në gjysmëfinale

Boksi

Bajoku siguron medalje në Evropian, kalon në gjysmëfinale

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:26
Bashkim Bajoku

Bashkim Bajoku ka kaluar në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian U22 të boksit.

Kësisoj, ai i ka siguruar medalje nga ky kampionat.

Boksieri tani do të luftojë në gjysmëfinale.

Me dy nok-daune që në raundin e parë, Bashkim Bajoku detyroi gjyqtarin të ndërpresë luftën me Leon Vranjesh të Bosnjës e Hercegovinës.

Bajoku u kualifikua në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat