​Nisin meçet finale në turneun e boksit “Adem Jashari”

Boksi

​Nisin meçet finale në turneun e boksit “Adem Jashari”

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:44
Ky turne ka nisur të shtunën

Në sallën “1 Tetori” po zhvillohen finalet e turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”.

Ky turne ka nisur të shtunën ku janë zhvilluar gjysmëfinalet dhe ku nuk munguan ballafaqime tejet të forta dhe interesante.

Në këtë turne tradicional, i 25-ti me radhë, po marrin pjesë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Suedia, Austria, Zvicra, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia, dhe Maqedonia e Veriut.

Çiftet finale sipas kategorive janë si më poshtë:

Erik Katona (Sllovaki)-Marinov Blogoves (Bullgari), kategoria 51 kg

Bashkim Bajoku (Kosovë)-Tibor Katona (Sllovakl), kategoria 54 kg

Lena Dion (Maqedoni e Veriut)-Rachov Nayden (Bullgari), kategoria 63 kg

Shpetim Bajoku (Kosovë)-Rumen Rumenev (Bullgari), kategoria 67 kg

Venhar Haziraj (Kosovë)-Albert Jashari (Kosovë), kategoria, 71 kg

Loris Idrizi (Kosovë)-Nasuf Alim (Maqedoni e Veriut), kategoria 71 kg

Useid Nuka (Shqipëri)-Bllend Zeneli (Kosovë), kategoria 80 kg

Taulant Jakupi (Kosovë)-Ukë Smajli (Zvicër), kategoria, 86 kg

Shpejtim Shabani (Kosovë)-Mehmed Hoda (Shqipëri), kategoria 92 kg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat