Usyk e zbulon bisedën që e pati me Ronaldon

Boksi

Usyk e zbulon bisedën që e pati me Ronaldon

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:29
Oleksandr Usyk

Usyk e zbulon bisedën që e pati me Ronaldon, flet edhe për përballjen me Furyn

Oleksandr Usyk ka qenë prezent në Riyadh të Arabisë Saudite në meçin e së shtunës mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou.

Kampioni i botës u pa përkrah yjeve të ndryshme, ndërsa afër tij i ulur ishte edhe legjenda e futbollit, Cristiano Ronaldo.

E boksieri ukrainas e ka dhënë një intervistë, përmes së cilës ja folur për shumë çështje, përfshirë këtu për bisedën me yllin portugez dhe për meçin që do ta ketë me Tyson Furyn.

“Në eventin Fury – Ngannou, unë isha duke e shijuar boksin. Unë nuk e gjej veten shpesh jashtë ringut, por brenda tij. Unë bisedova me Cristiano Ronaldon. Ai më pyeti se çka po ndodhte dhe unë ia tregova atij disa gjëra.

E prezantova me gjëra të boksit. Ndër të tjera, ai është një person mjaft i këndshëm, përkundër faktit se është një super-yll.

Është shumë me këmbët në tokë”, deklaroi Usyk, i cili është i gatshëm për t’u bërë kampion i padiskutueshëm në krejt versionet.

“Nuk ka të bëjë me Tysonin, ai është një boksier normal, i zakonshëm, me brezin e WBC. WBC më do mua, unë i mungoi këtij brezi. Ai dëshiron të vijë tek vëllezërit WBA, WBO e IBF, ai është i katërti. Ai dëshiron t’ju bashkohet vëllezërve, të kthehet në shtëpi në Ukrainë”, vazhdoi Usyk për “Ready To Fight”.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, duke shtuar se populli i tij po përballet me një periudhë të vështirë, por që nuk do të dorëzohet asnjëherë dhe se ukrainasit do të vazhdojnë ta mbrojnë tokën e tyre.

Sa i përket asaj se çka synon të arrijë jashtë boksit, Usyk thotë se për momentin i ka të gjitha, familjen, fëmijët dhe besimin në Zot, të cilin e falënderon për gjithçka.

Tutje, ai thotë se do të donte që të bëhet kampion i Ukrainës në futboll me klubin ‘Polesye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat