Ja si reagoi Cristiano Ronaldo kur Tyson Fury u rrëzua në tokë nga Ngannou

Boksi

Ja si reagoi Cristiano Ronaldo kur Tyson Fury u rrëzua në tokë nga Ngannou

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 12:43
Ronaldo

Cristiano Ronaldo mbeti i shqetësuar teksa shikonte ndeshjen e madhe të boksit të peshave të rënda mes Tyson Fury dhe yllit të MMA, Francis Ngannou.

Sulmuesi i Al-Nassr ishte një nga personalitetet e profilit të lartë të pranishëm në arenë, së bashku me emra si Luis Figo, Ronaldo Nazario dhe Rio Ferdinand që po ashtu u nisën drejt Arabinë Saudite për të parë përballjen.

Kur ylli i boksit, Fury u rrëzua në raundin e tretë, Ronaldon u shfaq i shqetësuar.

Në videon që po qarkullon, shihet Ronaldo duke mbajtur dorën në fytyrë dhe duke komunikuar me keqardhje me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Fury fitoi me me vendim të ndarë të gjyqtarëve, ku dy gjyqtarë që shënuan 96-93 dhe 95-94 në favor të anglezit, ndërsa njëri ishte në anën e kamerunasit me rezultat 95-94 për Ngannou. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat