Sukses i madh për Kosovën, Syla kampion ballkanik

Boksi

Sukses i madh për Kosovën, Syla kampion ballkanik

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 20:51
Syla dorën lartë

Donat Syla është shpallur kampion i Ballkanit, duke fituar medaljen e artë.

Kosova fitoi pesë medalje nga Kampionati Ballkanik për të Rinjë dhe Junior në Ramnicu, Valcea -Rumuni 2023.

Donat Syla në finale mposhti boksierin Kunovac Nijaz nga Bosna Hercegovina. Ai bëri boks të mirë gjatë tre raundeve dhe me rezultat unanim, u shpall fitues i titullit “Kampion Ballkanik 2023”.

Kosova në Kampionatin Ballkanik fitoi pesë medalje, një medalje të artë (Donat Syla), dy argjendi: Suela Canolli në kategorinë deri në 57 kg dhe Orinda Xhakli në kategorinë deri në 67 kg, dhe dy të bronzta – Lumturim Xhoxhaj në kategorinë deri në  57kg dhe Luan Morina në kategorinë deri në 75 kg.

Edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli u shpërblye me mirënjohje dhe medalje për ndarje të drejtësinë në këtë Kampionat Ballkanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat