Ngannou: Do të befasoj Tyson Furyn

Boksi

Ngannou: Do të befasoj Tyson Furyn

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 10:58
Tyson Fury

Vështirë të imagjinohet se Francis Nganou, ish-kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse të jetë konkurrues ndaj boksierit Tyson Fury, kampion bote, në duelin që do të zhvillojnë në Arabinë Saudite. Gjithsesi, Ngannou është i gatshëm të sfidojë kritikët e tij.

“Unë nuk mund ta ndryshoj atë që njerëzit mendojnë derisa të arrij atje dhe të luftoj dhe t’i bëj ata të më marrin më seriozisht. Mendoj se mënyra e vetme është të tregoj se si mund të boksoj. Sepse ata kanë të drejtë të mos besojnë në diçka që nuk e kanë parë. Dhe nuk mund t’i fajësosh ata derisa t’i tregosh”, tha Ngannou për “Sky Sports”.

Ngannou është konsideruar si sportisti me grushtin më të fortë në “MMA”, ndaj pohon se kjo forcë mund ta ndihmojë kundër Fjurit.

“Unë mund të mos e kem atë fuqi në fund të ditës, por thjesht besoj në të.

Ëndrrat janë falas, kështu që mund të ëndërroj. Kështu që gjithmonë e lejoj veten të ëndërroj. E dini se çfarë ëndrre tjetër kam?

Të mund Tyson Furyn”, tha Ngannou.

“Unë besoj se është më e lehtë të konvertohesh një luftëtar “MMA” për t’u bërë boksier se sa që një boksier të bëhet një luftëtar “MMA”-je, sepse ka shumë elementë të ndryshëm në të.

Nëse Tyson Fury do të duelonte në kafaz, nuk do ta kuptonte se çfarë po ndodhte”, u shpreh më tej Ngannou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat