Merret vendimi për Conor McGregor

Boksi

Merret vendimi për Conor McGregor

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:55
Conor McGregor

Conor McGregor nuk do të përballet me akuza penale për akuzat se ka sulmuar seksualisht një grua gjatë një ndeshje finale të NBA, në qershor të këtij viti.

Një grua pretendoi se u takua me McGregor në ndeshjen Miami-Denver dhe po largohej nga stadiumi kur ajo pretendon se sigurimi i tij i tha se po e kërkonte në banjë.

Pasi hyri në banjë, ajo pretendon se irlandezi e detyroi të kryente seks oral me të dhe e puthi me forcë. McGregor gjithmonë i mohoi akuzat dhe avokati i tij tha në një deklaratë:

“Pas një hetimi të plotë, duke përfshirë një rishikim të videove dhe intervistave me dëshmitarë okularë, autoritetet kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë rast për të ndjekur kundër klientit tim”.

“Siç ishte parashikuar, ky vendim i autoriteteve konfirmon rrëfimin e zotit McGregor për atë që ndodhi atë mbrëmje. Në emër të klientit tim, familjes së tij dhe fansave të tij, ne jemi të kënaqur që kjo tani ka përfunduar”, tha avokati i ish-kampionit të dyfishtë të botës në artet marciale mikse.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur më 9 qershor, kur McGregor ishte në ndeshjen Miami-Denver.

Po atë natë, McGregor goditi me grusht dhe hodhi në parket një maskotë, duke e lënë personin që kishte nevojë për kujdes mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat