Filippatos: Kosova e gatshme të organizojë kampionate evropiane të boksit

Boksi

Filippatos: Kosova e gatshme të organizojë kampionate evropiane të boksit

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Federatës Evropiane të Boksit (EUBC), Ioannis Filippatos ka vizituar Federatën e Boksit të Kosovës.

Ai është pritur në ambientet e federatës nga kryetari Enver Krasniqi dhe sekretari Latif Demolli.

Me këtë rast, i pari i boksit në Evropë tha se kjo vizitë ka të bëjë me faktin se Federata Evropiane e Boksit do ta realizojë një dokumentar për bokseren kosovare Donjeta Sadiku.

Filippatos shtoi se historia e Sadikut është shumë interesante dhe se për të duhet të dinë edhe njerëzit jashtë Kosovës.

Ai gjithashtu deklaroi se në një të ardhme të afërt, Kosova mund të jetë organizatore e një evenimenti të madh të boksit, si kampionat ballkanik, kampionat evropian për të rinj apo edhe elitarë.

Gjatë ditës, Filipatos do të takohet edhe me zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat