Reagon Dana White

Boksi

Reagon Dana White

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:21
McGregor

Pak ditë më parë, Conor McGregor shkoi në “Instagram” se i ka dorëzuar dokumentet e nevojshme për të zhvilluar kontrollet antidoping pranë Usada, që do t’i japin mundësinë për t’u rikthyer në kafaz. Irlandezi duhet të dalë negativë në dy teste të njëpasnjëshme në 6 muaj për të dueluar sërish.

Ish-kampioni i dyfishtë i botës do të duelojë me Michael Chandler, por ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zhvillohet kjo sfidë. McGregor shpreson të duelojë që këtë vit, por gjasat janë që ai të ngiitet në kafaz pranverën e vitit të ardhshëm.

Për këtë çështje foli për mediat edhe presidenti i UFC-së, Dana White. Ai konfirmoi se McGregor kishte dorëzuar dokumentet e tij pranë Usada (antidopingu amerikan). “Conor ende nuk ka kryer asnjë testim, por ka dorëzuar dokumentet në Usada javën e kaluar. Tani të shohim se kur do të kryhen testet”, tha Dana White.

Numri 1 i UFC-së theksoi se McGregor nuk ka asnjë duel të planifikuar për momentin. “Unë nuk kam asnjë datë të planifikuar për Conor McGregor për momentin. Dokumentet po dorëzohen, ne do ta bisedojmë dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ka ende shumë gjëra që duhet të ndodhin për sa i përket duelit dhe atëherë do të vendosim se ku do të zbresim”, përfundoi White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat