​Donjeta Sadiku lufton sot për titullin e kampiones ballkanike

Boksi

​Donjeta Sadiku lufton sot për titullin e kampiones ballkanike

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 09:06
Donjeta Sadiku

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku do të luftojë sot në finale të Kampionatit Ballkanik që po zhvillohet në Albena të Hungarisë.

Për ta arritur këtë objektiv të madh, Sadiku duhet ta mposht në ring boksieren nga Ukraina, Dovgal Tetiana.

Kosova deri më tani ka siguruar katër medalje të bronzta nga:

Bashkim Bajoku,

Shpetim Bajoku,

Patriot Behrami dhe

Taulant Jakupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat