Babai i Tyson Fury fton idhullin e tij Mike Tyson në duel: I vura djalit tim emrin e tij

Boksi

Babai i Tyson Fury fton idhullin e tij Mike Tyson në duel: I vura djalit tim emrin e tij

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:52
Mike Tyson

Më 6 tetor, në Arabi do të zhvillohet dueli mes kampionit të botës në boks Tyson Fury dhe ish-kampionit të botës në artet marciale mikse Francis Ngannou.

Për këtë të fundit ky është debutimi në ring dhe për ta ndihmuar në këtë sfidë ka marrë në stafin e tij legjendën e boksit Mike Tyson.

Kaq ka mjaftuar që babai i Tyson Fury, John Fury, të ftojë në duel legjendën e boksit, në një përballje që do të zhvillohej në të njëjtin ring dhe në të njëjtën ditë me atë të djalit të tij. Duke folur për “Seconds Out”, John Fury tha: “Unë do të jem aty për ta parë sfidën”.

“Nëse nuk ka avionë në dispozicion, unë do të notoj. Unë do të jem në Arabi për atë duel, mos u shqetësoni për këtë.

Pse të mos flas me Mike Tyson? Unë e dua djalin, i vura emrin djalit tim pikërisht se e adhuroja Mike.

Nëse ai dëshiron të duelojë me mua në atë mbrëmje, ai mundet ta bëjë këtë gjë, për mua nuk ka problem”, tha John Fury.

“Unë jam luftëtar, jam plak, por jam luftëtar. Ai është një njeri luftarak. Ai është i vjetër.

Ne jemi dy geriatrikë. Nëse ai dëshiron të luftojë me mua dhe unë dua ta luftoj atë, gjë që e bëj, atëherë ne mund ta realizojmë.

Unë kam humbur më parë me KO, nuk ka ndonjë ndryshim për mua, për sa kohë që ne mund të argëtojmë publikun që paguan dhe t’i bëjmë të buzëqeshin në fytyrat e tyre”, tha John Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat