“Ma vodhën fitoren” - Dubois shpërthen pas duelit humbës ndaj Usyk

Boksi

“Ma vodhën fitoren” - Dubois shpërthen pas duelit humbës ndaj Usyk

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 09:31
Daniel Dubois

Daniel Dubois ka thënë se ndihej si fitorja i është vjedhur pasi sfida e tij për titullin botëror në peshën e rëndë përfundoi me humbje nga ukrainasi Oleksandr Usyk në një natë dramatike para 40,000 tifozëve të zhurmshëm në Poloni.

Britaniku e gjunjëzoi kampionin në raundin e pestë të diskutueshëm, por në një goditje që u cilësua si e ulët.

Me Usykun që përkulej nga dhimbja në ring, arbitri vendosi që gjuajtja – e cila u duk se u ul në vijën e brezit – një goditje e ulët.

Ukrainasi 36 vjeçar rifitoi kontrollin dhe e rrëzoi 25-vjeçarin me një sërë goditjesh në raundin e tetë në Tarczynski Arena, Wroclaw, përpara se gjyqtari të ndalonte ndeshjen pas një tjetër nokdaun në raundin e nëntë.

“Unë nuk mendoja se ishte një goditje e ulët, mendova se u përkul”, deklaroi Dubois pas përleshjes.

“Ma vodhën fitoren, por do të rikthehem përsëri”, ka shtuar më tej britaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat