Usyk braktis ringun për futbollin!

Boksi

Usyk braktis ringun për futbollin!

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:42
Oleksandr Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO) do të lërë përkohësisht ringun për t’iu dedikuar futbollit.

36-vjeçari do të luajë në Serie A të Ukrainës së tij me ekipin e Polissya, ekip që sapo është ngjitur në kategorinë superiore.

Lajmin e konfirmoi Genndiy Butkevich, president i ekipit të Polissya, që luan për qytetin e Zhytomyr. Usyk, i cili është edhe fitues i medaljes së artë olimpike në “Londër 2012”, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare.

“Na ka befasuar shumë gjatë kësaj periudhe që është stërvitur me ne.

Respekti që ka për punën e stërvitjen ka qenë një shembull i shkëlqyer edher për skuadrën tonë. Kështu që, i propozuam të qëndrojë. Dashuria që ka edhe për futbollin bëri që ai të bashkëpunojë me ne”, tha Butkevich.

“Ëndrra e tij tani është që të luajë si futbiollist profesionist dhe kjo gjë do të bëhet shpejt realitet”, tha presidenti i ekipit të Polissya. Usyk do të mbajë fanellën me nr.17 dhe do të luajë si mesfushor krahu.

Ndërkohë, më 26 gusht, ai do të ngjitet në ring në Poloni për të mbrojtur titujt kampionë ndaj britanikut Daniel Dubois.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat