Kërcasin grushtet në konferencë për shtyp

Boksi

Kërcasin grushtet në konferencë për shtyp

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2023 Në ora: 13:35
Pamje nga rrahje

YouTuber-i amerikan Alex Stein dhe ylli i Tik Tok, MoDeen, do të dilnin në ringun e boksit këtë fundjavë, por meçi u anulua pasi amerikani hodhi mish de*i mbi kundërshtarin mysliman në një konferencë të përbashkët.

Për shkak të incidentit të turpshëm, Stein u përjashtua menjëherë nga organizata “Misfits Boxing”.

Dihet se mishi i de*it është i ndaluar në Islam.

"Të pëlqen mishi i derrit, apo jo?

Unë mendoj se këto janë hallall", bërtiti Stein dhe vazhdoi:

"Te pëlqen proshuta? Hajde mo, s'kam frikë. Unë jam këtu do të rrah të shtunën. Mire se erdhe në Amerikë "

Në atë moment rivali i tij ka humbur plotësisht mendjen, është hedhur në tavolinë për të goditur provokatorin, por sigurimi ka reaguar dhe ka parandaluar një përplasje fizike.

Organizata “Misfits Boxing” vendosi të ndërpresë kontratën me YouTuber-in.

“Zoti Stein, kontrata juaj është ndërprerë sepse duke i hedhur... kundërshtarit Mohamed Kuba, keni kërcënuar eputacionin e organizatës”.

"Nuk pendohem për atë që bëra, por më vjen keq që njerëzit nuk do ta shohin luftën", -  tha Stein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat