McGregor rrëfehet për gjithçka

Boksi

McGregor rrëfehet për gjithçka

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:49
McGregor

Conor McGregor është rikthyer në Nju Jork për të promovuar duelin e tij të ardhshëm, atë ndaj Michael Chandler edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare.

Ai do të qëndrojë aty edhe për t’u përgatitur për këtë sfidë.

Çfarë lloj trajnimi po merr McGregor është e paqartë, por ai i ka burimet financiare për të lëvizur kampin e tij kudo që të dojë.

Dje, irlandezi ishte në klubin atletik të Nju Jorkut dhe teksa largohej, u pyet nga gazetarët për duelin e mundshëm mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

Për këtë duel, presidenti i UFC, Dana White, vazhdon të këmbëngulë se është shumë real dhe mund të ndodhë në të vërtetë. Por ndryshe mendon McGregor.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nëse kjo sfidë ndodh nën flamurin e UFC-së, atëherë unë jam me të. Duhet të ndodhë nën flamurin tonë që unë ta mbështes. Shpresoj që ata të ecin përpara me këtë ide”, u shpreh irlandezi, që më pas provokoi luftëtarët.

“Xhepat e tyre mund të jenë të mëdhenj, por a janë të lira bisedat?

Ata e lëshuan idenë, por a do ta zhvillojnë realisht tani atë duel? Jam i emocionuar të shoh se si zhvillohet.

Kam frikë se gjithçka është një show, vetëm fjalë”, tha më tej McGregor.

I pyetur nëse do të stërviste Musk apo Zuckerberg, McGregor fillimisht nuk pranoi, por më pas pranoi se do të ishte i gatshëm t’i ndihmonte.

“Unë jam duke u stërvitur për luftën time dhe gjithçka për momentin po shkon vërtet mirë, shumë mire.

Unë jam gati të luftoj sërish dhe ju premtoj se do të kthehem këtë vit”, u shpreh “the notorious”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat