Joshua zotohet të rikthehet sërish në majë!

Boksi

Joshua zotohet të rikthehet sërish në majë!

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:29
Pamje e Joshuas nga një prezantim para një duelit të madh

Anthony Joshua beson se do ta rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur me duelin ndaj Dillian Whyte që zhvillohet në muajin e ardhshëm.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Oleksandr Usyk (në vitin 2021 dhe 2022), ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda fitoi ndaj Jermaine Franklin, por pati një performancë jo të pëlqyer që u kritikua nga tifozët dhe analistët.

33-vjeçari është i kënaqur me punën që bën nën drejtimin e trajnerit të ri, Derrick James dhe shpreson se ndryshimi i ambientit do të shërbejë në rikthimin te sukseset ne divizionin e peshave të rënda.

“E bukura e sporteve është se gjithmonë ka një mundësi të radhës për ta dëshmuar veten, prandaj pavarësisht se çfarë ndodh, është një proces që po e ndjek dhe e di se nëse shikojmë historinë, gjithçka do të shkojë mirë për mua”.

“Duhet të ndjek valën, të jem i qëndrueshëm, i përqendruar dhe kur të vijë mundësia… nëse beson në vetvete dhe vazhdon rrugëtimin tënd, 100 për qind do t’ia arrish. Vetëm ti mund ta mposhtësh veten, askush tjetër”, është shprehur AJ.

Testi i ardhshëm për Joshuan do të zhvillohet më 12 gusht në O2 Arena kundër britanikut tjetër, Dillian Whyte, të cilin e kishte nokautuar para tetë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat