Boksieri shqiptar nderohet me çmimin e lartë në SHBA

Boksi

Boksieri shqiptar nderohet me çmimin e lartë në SHBA

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:43
Kristian Prenga

Kristian Prenga, një nga boksierët më të mirë shqiptarë, ia ka dalë të mbajë lart flamurin kuqezi në Amerikë, duke arritur rezultate të rëndësishme.

E për këtë, së fundmi, Kryetari i Bashkisë së Garfield, Richard Rigoglioso dhe menaxherja e qytetit, Erin Nora Delaney i dorëzuan atij çmimin “Çelësi i qytetit”.

Ka qenë vetë Prenga që ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke mos harruar të falënderojë të gjithë për mbështetjen.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Kryetarin e Bashkisë të Garfield NJ Z. Richard Rigoglioso dhe për menaxheren e qytetit Zni Erin Nora Delaney për mikpritjen e ngrohtë dhe për vlerësimin me çmimin “Çelësi i Qytetit.

Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha orët që unë dhe ekipi im kemi kaluar duke punuar”, ka bërë të ditur Prenga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat