Menaxheri konfirmon rikthimin e Tyson Furyt

Boksi

Menaxheri konfirmon rikthimin e Tyson Furyt

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:04
Tyson Fury

Tifozët e boksit janë ende duke pritur me padurim konfirmimin e kundërshtarit të ardhshëm të Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC). Promovuesi i tij Frank Warren, ka konfirmuar sot për “Daily Mail” se të gjitha spekulimet do të marrin fund, pasi ditët në vijim do të publikojnë kundërshtarin e ardhshëm të Fury dhe datën e ndeshjes.

Warren premton se përballja e re e Fury është një “ndryshues i lojës”, diçka që do të befasojë të gjithë. “Së shpejti do të kemi një njoftim, i cili do të jetë mjaft interesant. Të gjithë do të jenë mjaft të befasuar”, u shpreh Frank Warren

Kur u pyet nëse kundërështari do të ishte një boksieri i “top-15” i peshave të rënda, Warren u përgjigj:

“Do të jetë një ndryshim i lojës, kaq mund të them për momentin“. Fury nuk duelon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, ndërkohë që këtë pranverë dështoi një përballje ndaj Oleksandr Usyk.

Në lidhje me mundësinë që këtë fundvit të zhvillohet një mbrëmje e madhe boksi me dy sfida mes 4 boksierëvë më të mirë të peshës së rëndë (Fury-Usyk dhe Joshua-Wilder), Warren sqaroi: “Ne po fokusohemi në duelin e tij të radhës për momentin dhe në varësi të datës që do ta shpallim ai mund të mos jetë i disponueshëm për dhjetorin”.

“Gjithsesi, këtë vit mund të mos ketë një dhjetor të madh në boksi, sepse nga Arabia më kanë konfirmuar se ata po kërkonin për mundësinë që kjo mbrëmje magjike të zhvillohet në tremujorin e parë të 2024”, tha Warren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat