Agim Tahiraj:  Urime ‘Bota sot”, dritare e fuqishme e sportistëve

Boksi

Agim Tahiraj:  Urime ‘Bota sot”, dritare e fuqishme e sportistëve

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 12:43
Agim Tahiraj

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, Agim Tahiraj, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Tahiraj është prej personaliteteve që ka dhënë shumë në vitet e 90-ta qoftë në sport qoftë duke ndihmuar në aspektin humanitar.   

“Gazeta ‘Bota sot’ posaçërisht redaksia e sportit vërtet gjithmonë i ka kushtuar rëndësi sportit (sportistëve e sportisteve) vendor të pas luftës.

Po ashtu dhe ish sportistëve e kontribuesve të sportit në kohen e pavarësimit, çka do të thotë kontribuesve të sportit në vitet e 90-ta, ku u mbajt jeta sportive”, ka uruar Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat