Tyson Fury befason

Boksi

Tyson Fury befason

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:16
Tyson Fury

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka postuar në rrjetet sociale se rikthimi i tij në ring është pranë. 34-vjeçari, i pamposhtur në karrierën e tij (33 fitore e 1 barazim), iu drejtua fansave të tij me një deklaratë surprizë për të ardhmen e tij.

“Ne po vijmë dhe po sjellim dhimbje me vete.

Ne po sjellim shumë dhimbje.

Qëndroni të sintonizuar. Njoftimi po vjen dhe unë e kam thënë disa here, por tani gjithçka është këtu dhe jam shumë i emocionuar”, shkruajti Tyson Fury në rrjetet sociale, duke folur për rikthimin e tij në ring këtë verë.

Fury nuk duelon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur mundi për të tretën herë në karrierë Dereck Chisora. Këtë pranverë nuk u finalizua sfida me Oleksandr Usyk, që do të unifikonte titujt kampionë bote, ndërkohë që WBC pret që ai të ngjitet në ring këtë verë për të mbrojtur titullin.

Ndërkohë që, përflitet për një mbrëmje magjike në Arabinë Saudite mes 4 boksierëve më të mirë të peshës së rëndë, mes të cilëve edhe Fury. në atë mbrëmje, britaniku do të përballet me Usyk, ndërsa sfida tjetër do të jetë ajo mes Anthony Joshua e Deontay Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat