Dy kampionët e botës konfirmojnë bisedimet

Boksi

Dy kampionët e botës konfirmojnë bisedimet

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:06
Jones e Fury

Orët e fundit po shtohen zërat për një marrëveshje mes dy kampionëve të botës në peshën e rëndë, boksierit britanik Tyson Fury dhe luftëtarit amerikan të arteve marciale mikse Jon Jones. Sipas “Daily Mail”, palët po punojnë për një përballje të dyfishtë mes tyre, në MMA dhe boks.

Është Jon Jones ai që ka publikuar disa mesazhe që ka shkëmbyer me Fury, duke konfirmuar se janë diskutuar për ta realizuar këtë marrëveshje. “Bisedimet mes nesh janë reale dhe shpresojmë të arrijmë në një marrëveshje”, tha Jon Jones.

“Një duel në boks dhe më pas një duel në kafaz. Një përballje që do të jetë spektakolare dhe që do të dhurojë sukses të garantuar.

Por Jon Jones nuk e kupton që në ring nuk do të durojë dot asnjë raund”, shkruajnë mediat, duke paralajmëruar luftëtarin amerikan për riskun.

Këto deklarata vijnë pas asaj të presidentit të UFC-së, Dana White, që tha se është gati ta organizojë një përballje të tillë. Gjithsesi, Fury do të ketë mjaft kushte para se të ngjitet në kafaz për një duel MMA ndaj Jon Jones, ndaj kjo marrëveshje duket disi e vështirë. Ndërkohë që, britaniku pritet të mbrojë në gusht titullin kampion (WBC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat