Boksieri nga Kosova mposhti Valentinon, kampion i Evropës në peshat e lehta

Boksi

Boksieri nga Kosova mposhti Valentinon, kampion i Evropës në peshat e lehta

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:52
Altin Zogaj

Altin Zogaj është shpallur kampion i Evropës në peshat e lehta, IBO.

Boksieri nga Kosova triumfoi të shtunën mbrëma ndaj italianit, Riccardo Valentino, për të fituar titullin e më të mirit në Evropë në Federatën e IBO.

Meçi u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë, teksa Zogaj fitoi me vendim unanim të gjytarëve.

Kësisoj, 30-vjeçari vazhdon me formën e jashtëzakonshme dhe pa humbje.

Nga 12 meçe të zhvilluara deri më tani, Altin Zogaj ka po aq fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat