Tyson Fury akuza Usyk

Boksi

Tyson Fury akuza Usyk

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:56
Tyson Fury e Usyk

Tyson Fury akuza Usyk: Refuzoi 15 mln euro, tani s’do të marrë as gjysmën për duelin ndaj ati!j

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) ka rrëfyer sot për “Daily Mail” se ukrainasi Oleksandr Usyk (mban titujt WBA, WBO, IBF) ka refuzuar 15 milionë euro për një duel ndaj tij, në prill të këtij viti.

Sipas Fury, kjo shumë ishte pjesë e marrëveshjes që kishin bërë dy boksierët, ku Fury do të merrte 70% të të ardhurave (33 milionë euro), ndërsa Usyk 30% të të ardhurave (15 milionë euro).

Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar në Wembley, por u anullua pasi palët nuk e firmosën atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat