Sadiku e gatshme për turneun ndërkombëtar në Turqi

Boksi

Sadiku e gatshme për turneun ndërkombëtar në Turqi

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:25
Donjeta Sadiku

Sipas trajneres, Marjola Sallauka, boksierja jonë, Donjeta Sadiku është e gatshme për turneun ndërkombëtar “Çesme”, që do të zhvillohet në Izmir të Turqisë nga 22 prilli deri më 1 maj.

Sallauka dhe Sadiku kanë qenë duke u përgatitur që nga 21 prilli në kampin ndërkombëtar në Izmir.

Këto stërvitje së bashku me këtë turne do t’i shërbejnë Sadikut për ta ruajtur formën dhe për të vazhduar përgatitjet që të jetë e gatshme për garat kualifikuese drejt Lojërave Olimpike Parisi 2024.

Garat kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024 do të mbahen në Krakow të Polonisë nga 21 qershori deri më 2 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat