Luftëtari nigerian me nënshtetësi të Zelandës së Re, Israel Adesanya, ka rikthyer titullin në kategorinë e mesme në serinë UFC, pasi në luftën për brez e mposhti rivalin Alex Pereira.
Pas tre humbjeve të dhimbshme ndaj Pereiras, Adesanya më në fund arriti të mposht brazilianin.
Në raundin e dytë, ai fillimisht e tronditi me një goditje direkte dhe më pas e përfundoi atë me një goditje tjetër shkatërruese në dysheme.
Nokaut i frikshëm që e la të shtrirë brazilianin
Në spektaklin e UFC-së në “Miami-Dade Arena” të mbushur plot, morën pjesë personazhe të shumta, mes të cilëve edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump.
ADESANYA JUST SLEPT PEREIRA
— 🌴ᴛʜᴇᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ🌴 (@TheArtOfWar6) April 9, 2023
pic.twitter.com/FdT1gMysm4