Fury: Nuk kam asnjë interes të dueloj me të

Boksi

Fury: Nuk kam asnjë interes të dueloj me të

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:08
Tyson Fury

Boksieri britanik Tyson Fury u shpreh se nuk ka asnjë interes që ai të përballet me patriotin e tij Anthony Joshua nëse dështon sfida me Oleksandr Usyk.

Dy kampionë e botës në peshën e rëndë po diskutojnë për një duel të madh mes tyre, për të unifikuar titujt kampion bote, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Së fundi ka reguar stafi i Joshua, që është shprehur se këtë verë mund të kemi një duel mes dy boksierëve britanikë.

Nuk ka këtë mendim Fury, që përdori tone të ashpra për patriotin e tij.

“As që nuk e mendoj më atë sfidë. Nuk kam më asnjë interes të dueloj ndaj tij. Ai njeri ka marrë fund për mua, ka vdekur”, tha Fury.

“Nuk kam më ndonjë biznes mes meje dhe Joshua. Është i mbaruar.

E kam pritur nga viti 2017 deri më tani duke u përpjekur që të duelojmë së bashku.

Ndaj, kjo sfidë nuk ka për të ndodhur ndonjëherë”, u shpreh Tyson Fury, që ka si “plan B” duelein me Francis Ngannou, ish-kampionin e botës në peshën e rëndë në MMA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat