Dana White: Ky event do të thyejë rekordet

Boksi

Dana White: Ky event do të thyejë rekordet

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 19:23
Dana White

Këtë fundjavë, në Australi, do të zhvillohet eventi UFC-284 në artet marciale mikse.

Në këtë event do të zhvillohet dueli i madh për titullin kampion të peshës së lehtë mes kampionit të këtij Divizioni, rusit Islam Makhachev dhe australianit Alexander Volkanovski.

Edhe ky i fundit është kampion bote, por në peshën “featherweight”.

Për presidentin Dana White, kjo përballje mes dy kampionëve të botës, ndër më të mirët aktualisht në botë, e bën këtë event mjaft interesant.

“Është një duël përbindëshash dhe mendoj se do të jetë një ndër pesë eventet më të shitura në historinë e UFC-së.

Deri më tani, blerjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë) kanë shkuar jashtëzakonisht mirë.

Mund të ndodhë që ky event të theyjë edhe rekordin e Conor McGregor për shitjet PPV”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat