Boksieri kampion bote arrestohet 12 ditë para sfidës

Boksi

Boksieri kampion bote arrestohet 12 ditë para sfidës

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:14
Boksieri kampion bote arrestohet 12 ditë para sfidës

Boksieri amerikan Gervonta “Tank” Davis është arrestuar dhe akuzuar për dhunë në familje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë dhe është bërë publike vetëm sot nga mediat amerikane. Davis është kampion bote në peshën e lehtë (kategoria WBA) dhe më 7 janar do të përballet ndaj Hector Garcia.

Davis, 28 vjeç dhe i pamposhtur në ring në karrierën e tij (27 fitore e asnjë humbje), duket se është përpjekur ta mbyllë këtë çështje sa më shpejt me policinë, për të mos humbur duelin. Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë informacion për shtyrjen apo anullimin e duelit të 7 janarit ndaj Garcia (16 fitore, 0 humbje).

Sipas informacioneve paraprake, Davis u akuzua për shkak të dëmtimit trupor nga bateria, në një incident që policia e ka klasifikuar si dhunë në familje.

Ngjarja ndodhi në Majemi dhe kjo është hera e dytë që boksieri amerikan akuzohet për dhunë në familje, pas incidentit në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat