Kërkon të bashkojë në një duel dy sportistët...

Boksi

Kërkon të bashkojë në një duel dy sportistët...

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 13:10
Kërkon të bashkojë në një duel dy sportistët...

UFC po mendon të rikthejë gjatë kësaj vere në kafaz dy nga ikonat e këtij sporti, Jon Jones dhe Stipe Miocic, dy ish-kampionë bote. Ata pritet të duelojnë për titullin e përkohshëm kampion bote në peshën e rëndë.

Sipas mediave amerikane, presidenti i UFC-së, Dana White, kërkon të bashkojë në një duel dy sportistët dhe më pas fiuesi do të duelojë me kampionin e botës të kësaj peshe, kamerunasin Francis Ngannou.

“Mendoj se do të kemi një duel për titullin e përkohshëm të peshës së rëndë dhe kjo sfidë mes Jones dhe Miocic ka kuptim për të dyja palët”, u shpreh Dana White në prag të eventit UFC-271, që zhvillohet këtë fundjavë.

Miocic (20 fitore, 4 humbje) është ish-kampion bote në peshën e rëndë. Ndërsa Jon Jones (26 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat), ka qenë kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 92kg).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat