Whyte më i rrezikshëm se Wilder

Boksi

Whyte më i rrezikshëm se Wilder

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:16
Whyte më i rrezikshëm se Wilder

Bob Arum, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i Tyson Fury, u shpreh se sfida e radhës e kampionit të botës në peshën e rëndë (kategoria WBC) ndaj Dillian Whyte ka për të qenë shumë e vështirë. Ai mendon se Whyte do të jetë më i rrezikshëm në ring se sa Deontay Wilder, të cilin Fury e mposhti në dy sfidat e fundit.

Dueli mes dy boksierëve britanikë pritet të zhvillohet në prill në Britaninë e Madhe.

“Whyte ka një shans të madh përpara, të shpallet kampion bote. Ai është një boksier me grusht të fortë, një boksier i rrezikshëm i peshës së rëndë dhe ka shumë përvojë në ring”, u shpreh Bob Arum, që i kërkon Fury të jetë i kujdesshëm.

“Unë mendoj se Dillian paraqet rrezikshmëri për Tyson, madje është më i rrezikshëm se Wilder.

I këshilloj Tyson të stërvitet mirë dhe të mos neglizhojë asgjë, pasi mund të shkatërrojë gjithçka ka ndërtuar në vite.

Nëse nuk nënvlerëson asgjë, atëherë Tyson do të jetë sërish kampion bote”, tha Bob Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat