Nurmagomedov: Do të ketë mjaft të reja

Boksi

Nurmagomedov: Do të ketë mjaft të reja

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 13:01
Nurmagomedov: Do të ketë mjaft të reja

Ashtu sikurse kishte bërë me dije pak ditë më parë, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, Khabib Nurmagomedov, ka bërë publike planet e tij në artet marciale mikse.

Ai ka folur për Ligën e krijuar prej tij, Eagle FC, duke u shprehur se synon që kjo Ligë të mbledhë sa më shumë sportistë që nuk gjejnë dot hapësirë në UFC, ku president është Dana White.

Khabib tha se për Eagle FC ka firmosur amerikani Kevin Lee, i lënë jashtë UFC nga Dana White kohët e fundit. Rusi bëri me dije edhe peshat ku do të zhvillohen duelet e MMA-së, duke shtuar disa pesha të reja, për t’u dhënë mundësi sportistëve të afrohen pranë Ligës së tij, shkruan Telesporti.

“Do të ketë mjaft të reja dhe shumë sportistë nga e gjithë bota mund të gjejnë veten e tyre pranë Eagle FC. Më 22 janar do të organizojmë një event të madh në Majemi. Me ne do të jenë edhe Antonio Silva, Tyrone Spong, Rashad Evans etj”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Duket qartë që Khabib (29 fitore, 0 humbje në kafaz) kërkon të rivalizojë UFC-në e Dana White, pasi eventi i tij në Majemi do të organizohet në të njëjtën ditë më eventin UFC-270, që zhvillohet në Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat