Jozef Rrasi tregoi mjeshtri në Shkup

Boksi

Jozef Rrasi tregoi mjeshtri në Shkup

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:53
Jozef Rrasi me trajnerin Hajdar Thaçi

Boksieri Jozef Rrasi në kategorinë 71 kg, ka shënuar fitore në duel me kroatin Petar Cetiniç, në kuadër të turneut “Gongu i Artë, që po mbahet në Shkup.  

Ai tregoi luftë më të mirë dhe me meritë edhe u kualifikua më tej.

Rrasi tregoi mjeshtri në disa momente, duke i dhënë disa goditje rivalit, njëheri edhe ua zbardhi fytyrën Kosovës. 

Në kategorinë 86 kg, Remzo Mustafiq nuk ia doli në përballje me malazezin Millorad Puriç. 

Nesër në gjysmëfinale paraqiten boksierët 54 kg Bashkim Bajoku, 71 kg Jozef Rrasi, 71 kg Patriot Behrami, 75 kg Imer Manxholli  dhe 80 kg Altin Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat