Ka 3 opsione për vendin e takimit

Boksi

Ka 3 opsione për vendin e takimit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Ka 3 opsione për vendin e takimit

Pranverën e ardhshme do të zhvillohet revanshi i peshave të rënda në boks, mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Antonio Joshua.

Në duelin e zhvilluar në fund të shtatorit, Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Joshuas, duke i marrë titujt kampionë (IBF, WBA, WBO).

Alexander Krasyuk, menaxheri i Usyk-ut, tha se brenda këtij viti do të saktësohet data dhe vendi se ku do të zhvillohet sfida e dytë.

“Kemi 3 opsione për vendin e sfidës: Britania e Madhe, Ukraina dhe Lindja e Mesme. Sa më shpejt saktësojmë vendin aq më shpejt vendosim edhe për datën.

Ne duam të takohemi sa më shpejt me menaxherin e Joshua për të diskutuar. Mendoj se brenda këtij viti do të kemi mbyllur gjithçka dhe boksierët të nisin përgatitjen. Do të jetë një tjetër sfidë e madhe”, u shpreh menaxheri i Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat