Haxhi Krasniqi sërish vepron, ku ishte gjyqtari?

Boksi

Haxhi Krasniqi sërish vepron, ku ishte gjyqtari?

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 20:25
Haxhi Krasniqi sërish vepron, ku ishte gjyqtari?

Ish-kampioni i botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, vazhdon të ankohet për vendimin e gjyqtarëve që i dhanë fitoren Dominic Boeselit në ndeshjen e fundjavës.

Krasniqi humbi përballjen me Boeselin 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve, luftë kjo e vlefshme për titullin e botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë dhe eliminator për titullin WBA.

Postimi i Krasniqit:

Kjo është njëra prej pothuajse 30 goditjeve ilegale të Dominic Bösel me 9 Tetor në Magdeburg!

Këtë e quani boks?

Si është e mundur t’i merret dikujt titulli i kampionit të botës para miliona shikuesve në një kanal publik ligjor?

Ku ishte gjyqtari që ishte në ring në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat