Luftë e madhe mes shqiptarit dhe rusit në Beograd, ky është fituesi 

Boksi

Luftë e madhe mes shqiptarit dhe rusit në Beograd, ky është fituesi 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:58
Pamje nga meçi i sotëm

Boksieri shqiptar, Alban Beqiri (71 kg), luftoi deri në fund por nuk ia doli në përballje me rusin Vadim Musaev.

Beqirin e ka penalizuar edhe një lëndim paksa në dorë, megjithatë ka treguar nivel në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Beograd.

Beqiri ka boksuar me kujdes të shtuar në rundin e parë në përballje me rusin. Edhe rusi ishte shumë i kujdesshëm.
Beqiri pati disa momente të mira ndaj Musaev.

Image

Pamje nga meçi i sotëm

Edhe rundi i dytë interesant, por edhe me një luftë të madhe nga të dy boksierët.

Në rundin e tretë, Beqiri u mundua por nuk arrtii pikë të nevojshme për fitore. Rusi përfitoi edhe nga ajo që Beqiri kishte problem me dorë.

 Musaev kualifikohet në finale, ndërsa Alban Beqiri është fitues i medaljes së bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat