Alban Beqiri çon peshë Beogradin, nuk e ndalin as fishkëllimat e serbëve

Boksi

Alban Beqiri çon peshë Beogradin, nuk e ndalin as fishkëllimat e serbëve

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 22:49
Alban Beqiri çon peshë Beogradin, nuk e ndalin as fishkëllimat e serbëve

Alban Beqiri çon peshë Beogradin, nuk e ndalin as fishkëllimat e serbëve! Disa nga tifozët fishkëllyen, nuk e priten as pak mirë fitoren e tij, por Albani tregoi zemër të madhe.

Boksieri shqiptar Alban Beqiri është kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit të boksit që po zhvillohen në Beograd (Serbi). Në peshën 71kg, ai triumfoi sot në mbrëmje ndaj Eduardo Beckford të Panamasë, të cilin e mposhti me rezultatin 4-1.

Në sfidën ndaj rivalit nga Panamaja, boksieri shqiptar bëri një tjetër paraqitje të mirë në ring, duke qenë superior në të trija raundet. Katër gjyqtarë i dhanë fitoren Beqirit (30-27, 30-27, 29-28, 29-28), ndërsa njëri ia dha pikët për amerikano-latinin (28-29).

Ky është triumfi i tretë i Beqirit në këtë turne, duke mposhtur në turin e parë kenianin Boniface Maine dhe më pas lituanezin Saimonas Banys (turi i dytë). Ndërsa sot, erdhi suksesi i tretë në ring për boskierin kuqezi, që hyn në 8 boksierët më të mirë të peshës 71kg.

Alban Beqiri po bën një paraqitje fantastike në botëror, duke qenë pretendent për medalje në peshën 71kg. Sfida çerekfinale është më 2 nëntor. Për Shqipërinë kanë garuar në këtë turne edhe Indrit Laçi (pesha 92kg) e Nelson Hysa (pesha +92kg), të eliminuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat