Aziz Salihu del nga spitali, ka një mesazh të dhimbshëm 

Boksi

Aziz Salihu del nga spitali, ka një mesazh të dhimbshëm 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:42
Aziz Salihu del nga spitali, ka një mesazh të dhimbshëm 

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike, Aziz Salihu, për 12 ditë ka qenë i shtrirë në spitalin e Prishtinës.

Gjendja e tij tani është e mirë dhe është liruar nga spitali. 

Ai tani po rehabilitohet në banesën e tij, duke përdorur barnat sipas udhëzimeve të mjekëve.
Salihu e ka një mesazh të dhimbshëm.

“Falënderoj mjekët për kujdesin. Falënderoj nga zemra spitalin e Prishtinës. Kërkojë ndihmë financiare nga shteti, nga ministria e sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, për shkak se kam shpenzime të mëdha sidomos për barna.

Më duhet ndihma si kurrë më parë”, - thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Salihu tha se ka problem me një infeksion, po ashtu edhe me idhzën! 

Vëllai i tij Reshati, thotë se shpenzimet janë të mëdha. “Të gjitha analizat janë bërë në klinikat private dhe vërtetë janë shumë të kushtueshme”, tha ai. 

Aziz Salihu ankohet se është lënë në harresë. “Si Komiteti Olimpik, si MKRS, askush nuk me ka ndihmuar.

Kur u kanë në pyetje emri im, KOK-u u mburrë me mu. Unë ka qenë tri herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, fituesi i medaljes olimpike,  e kam fituar shumë tituj tjerë të nivelit të lartë. 

12 ditë kam qenë në spital.  Po mundohem mu normalizu, nuk po kam as para. 

Disa kolegë e shokë me kanë ndihmu me mundësitë e tyre”, tregon “Zizi”. Ai tha se ndihet shumë i gëzuar që Majlinda Kelmendi merr statusin e qytetares me merita të veçanta, dhe do të shpërblehet në vlerë prej 1,321.32 euro në muaj.

Nga ana tjetër ‘Zizi’ thotë se nuk është në asnjë parti, është i sportit dhe njeriu i popullit dhe që e do populli. 

Ai shprehet se ka dhënë shumë për sportin e Kosovës, sidomos ka qenë i burgosur dhe i rrahur në vitet e 90-ta nga pushtuesi serb, për shkak aktiviteteve të tij për Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat