White merr vendimin për të pavaksinuarit

Boksi

White merr vendimin për të pavaksinuarit

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:31
White merr vendimin për të pavaksinuarit

Presidenti i UFC-së, Dana White, deklaroi se nuk do të detyrojë askënd nga stafi i tij apo nga sportistët të vaksinohen. Sipas numrit 1 të arteve marciale mikse të gjithë janë të lirë të vaksinohen apo jo dhe nuk do t’i penalizojë ata para eventeve të UFC-së.

Problem për MMA-në është eventi UFC-269, që zhvillohet më 6 nëntor në Nju Jork, ku janë vendosur masa të rrepta për vaksinimin e personave. Personat e pavaksinuar në Nju Jork nuk mund të marrin pjesë në evente, çka vë në dilemë këtë event sportiv.

“Nuk do të detyroj asnjë njeri që të vaksinohet. Gjithsecili është i lirë të bëjë çfarë të dojë me trupin e tij, është zgjedhja e tij. Nga mua nuk do të dëgjoni kurrë që të detyroj njerëzit të vaksinohen për të dueluar në kafaz”, tha Dana White.

Më tej, ai shtoi: “Nëse në vende të tjera detyrojnë njerëzit të vaksinohen, duke i pushuar nga puna, në UFC kjo gjë s’do të ndodhë.

Kush dëshiron të vaksinohet le ta bëjë”. Në Nju Jork duhet të paraqesësh çertifikatën e vaksinimit anti-Covid në palestra apo restorante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat